Categories Lajme

Tragjedia e 9 Janarit/ 19 vjet nga mbytja e 28 të afërmve, familjarët: Drejtësinë e pengon politika!

19 vite nga tragjedia e 9 janarit me 28 viktima në detin Jon, familjarët nuk reshtin së kërkuari drejtësinë e munguar.

“Nuk na kanë dhënë, e nuk na japin drejtësi! Aq sa punojmë ne për zbardhjen e ngjarjes, aq punojnë ata kriminel të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që të mos zbardhet. Fajin e ka prokuroria, se çështja penale asnjëherë s’ka kaluar në gjykatë. Nëse zbardhet, deputetë e ministra përfundojnë në burg!”, u shpreh Nikolle Mhilli anëtar i shoqatës “9 Janari”.

Çështja nuk është hetuar, ndaj dy vite më parë, shoqata “9 janari” dorëzoi padinë në SPAK me shpresë tek strukturat e reja të drejtësisë. Por tashmë kanë marrë një përgjigje negative.

“Ne i jemi drejtuar dhe SPAK dhe ata kanë kthyer përgjigje se kanë kaluar afatet ligjore për hetim. Unë s’jam jurist, por afatet ligjore për vdekjen e njerëzve nuk kalojnë asnjëherë”, vijon ai.

“SPAK ka hapësirë ligjore, pa u kap tek afatet, për të ripahur hetimet”, thekson avokati i shoqatës, Dodë Mehmetaj.

28 shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre nga qarku i Shkodrës u mbytën në detin e trazuar më 9 janar të 2004-ës, teksa kishin ndërmarrë lundrimin me gomone drejt Italisë. 18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit, 8 persona rezultojnë të zhdukur, njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre dhe skafistët.

Shoqata 9 janari në 19 vjetorin e tragjedisë se 9 janarit ripërsëritur serish apelin e tyre drejtuar organeve te drejtësisë për të rihapur dosjen e kësaj tragjedie ku humben jetën 28 persona nga qarku i Shkodrës.

Nikollë Mhilli ka treguar ne ketë përvjetor kalvarin e drejtësisë ndërkohe qe i meshon serish se kjo është një ngjarje shtetërore. Ndoc Bjeshka, anëtar i shoqatës sot ka një apel për te gjithë shtetasit shqiptar qe me gomone po kërkojnë ëndrrën angleze.

Për avokatin e familjareve 9 janarit, refuzimi qe ka bere spak, ne lidhje me pretendimin se janë kaluar afatet ligjore, Dode Mehmetaj shprehet se ne dosje ka prova qe mund te rikthejnë për gjykim ketë çështje.

28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon 14 vite më parë. Këta banorë, kryesisht të qarkut Shkodër, ishin të moshës nga 15 deri në 33 vjeç. U dhanë 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME