Categories Lajme

Tragjedia në Tetovë, jep dorëheqjen drejtori i spitalit

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Në një postim në Facebook, Besimi shkruan se për shkak të përgjegjësisë morale pas zjarrit, ai jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës.

“Si mjek, i cili tërë jetën time profesionale i’a kam përkushtuar shërimit të bashkëqytetarëve tanë dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me të cilin udhëheq gjatë viteve të fundit, ndjej përgjegjësi morale nga ngjarja e tmerrshme në të cilën u shuan jetë njerëzish. Të nderuar, me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, Ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë”.

“Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm. Njëkohësisht, shpresoj që të përfundojë hetimi i plotë sa me shpejtë dhe të zbardhen arsyet e zjarrit në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19. Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar”.

Humbja e jetës njerëzore në një gjendje të tillë është tragjedi e madhe. Funksioni nuk qëndron para dinjitetit dhe humanitetit. Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë!

Unë me besim të plotë tërë jetën time e kam vënë në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe të shoqerisë tonë. Shpreh respekt dhe ngushëllime ndaj tetovarëve të mi dhe unë do të mbetem në shërbim të përhershëm të tyre”, shkruan Besimi. Si pasojë e zjarrit që përsfhiu spitalin Covid 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME