Categories Lajme

Tragjedia nga tërmeti, deri më tani 15 viktima në Durrës dhe Thumanë

Bilanc tragjik nga tërmeti shkatërrimtar në vend. Arrin në 15 numri i viktimave nga lëkundjet e forta sizmike me intensitet 6.4 ballë, që goditën në orët e para të mëngjesit vendin tonë, me epiqendër bregdetin e Durrësit. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se viktimat ishin banorë të qytetit të Durrësit, Kurbinit, Lezhës dhe Thumanës.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e Vilës Palma në Durrës, e cila u shemb nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Disa orë më pas u nxor një tjetër i pajetë, i seksit mashkull, nga gërmadhat e hotel “Miramare”. Më herët, trupi i pajetë i një burri u nxor nga rrënojat e pallatit 6 katësh, që u shemb në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar. Tragjedia thellohet me vdekjen e vogëlusheje 10-vjeçare në banesën e saj në Thumanë.

Viktimat e tjera janë dy gra në Thumanë, të cilat u nxorën pa shenja jete nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Një burrë në Kurbin u hodh nga ballkoni i katit të dytë të banesës, gjatë kohës kur vijonin lëkundjet e forta sizmike dhe për rrjedhojë humbi jetën.

Edhe një person në afërsi të Lezhës humbi jetën. Ai ishte duke udhëtuar me një automjet kur prej tërmetit humbi kontrollin dhe u aksidentua. Nga lëkundja e fortë u ça asfalti. Në total, shtatë persona kanë humbur jetën në Durrës, 5 në Thumanë, një në Kurbin dhe një në Lezhë.

Tre pallate u shembën në Thumanë nga tërmeti i fuqishëm. Në Durrës, u shemb një pallat gjashtë katësh, dy hotele dhe dy shtëpi private, duke zënë poshtë njerëz.

Në zonën e Kënetës sot u shemb një vilë e dëmtuar rëndë nga tërmeti, duke zënë poshtë edhe shtatë anëtarë të familjes, të cilët janë zënë nga rrënojat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME