Categories Lajme

Tragjike, humbin jetën 29 emigrantë nga fundosja e dy anijeve në Tunizi

Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u fundosën afër brigjeve të Tunizisë brenda disa orësh nga njëra-tjetra. Migrantët nën-saharianë po tentonin të kalonin Mesdheun për të arritur në Itali.

Fundosja e dy anijeve është në serinë e ngjarjeve të ngjashme që kanë ndodhur në brigjet tuniziane në ditët e fundit, pasi në katër ditët e fundit janë fundosur edhe pesë anije të tjera. Këto ngjarje vijnë pasi Tunizia ka nisur një fushatë kundër migrantëve afrikanë pa dokumente.

Ndërkaq, zyrtarët italianë në ishullin e Lampedusës kanë thënë se janë të mbingarkuar, pasi kanë regjistruar rekord të arrijes së migrantëve brenda 24 orëve, përkatësisht 2.500 migrantë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me rreziqe pasi një valë e madhe refugjatët mund të arrijnë në kontinent.

Tunizia është bërë qendër për migrantët të cilët duan të arrijnë në Evropë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 12.000 migrantë që kanë arritur këtë vit në brigjet italiane, ishin nisur nga Tunizia. Kjo shifër ishte 1.300 në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Megjithatë, rojet bregdetare tuniziane kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të ndaluar migrantët që të kalojnë Mesdheun, duke argumentuar se kanë ndaluar rreth 80 anije që ishin nisur drejt Evroës në katër ditët e fundit. Autoritetet tuniziane po ashtu kanë thënë se kanë arrestuar mbi 3.000 migrantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME