Categories Lajme

Tragjike/ Tentuan të kalonin kufirin për një jetë më të mirë, 18 emigrantë gjenden të vdekur brenda një furgoni

Të paktën 18 persona u gjetën të vdekur në Bullgari në një kamion të braktisur pranë kryeqytetit Sofje, deklaroi të premten Ministria e Brendshme bullgare.

“Sipas informacioneve fillestare, kamioni po transportonte emigrantë të paligjshëm, gjithsej rreth 40 persona, të cilët fshiheshin nën lëndën drusore të transportuar”-thuhet në deklaratë.

Të mbijetuarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Tetë nga personat e dërguar me urgjencë në spital ishin në gjendje të rëndë. Policia po kërkonte të identifikonte drejtuesit e kamionit, të cilët mësohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ka pasur mungesë oksigjeni për ata që ishin mbyllur në këtë kamion. Ata ishin të ngrirë, të lagur, ata nuk kanë ngrënë për disa ditë,” u tha gazetarëve ministri bullgar i Shëndetit, Medzhidiev.

Bullgaria ndodhet në një rrugë të përdorur nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për të hyrë në Bashkimin Evropian. Shumica nuk qëndrojnë në vend, por kërkojnë të kalojnë në vende më të pasura në Evropën Perëndimore, shpesh duke përdorur rrjete të përpunuara të kontrabandistëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME