Categories Lajme

Tragjike/ U aksidentuan kur po vinin për dasmë në Shqipëri, shuhet pas 18 ditësh në spital 6-vjeçarja

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998. Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.

Gjithnjë sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME