Categories Lajme

Tragjike/ Vajza e Vangjel Tavos u shua në aksident, fati i zi ndoqi familjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Vetë ish-deputeti në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 30-vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.Por, mediat shkruajnë se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Aksidenti i rëndë ndodhi në Tetovë.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME