Categories Bota

Trajtimi i Kryeministrit të Britanisë, flet infermieria

“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën”. Keshtu ka deklaruar një nga infermieret, pjese e eikipit që u mor me trajtimin e kryeministrit britanik, ndërkohë që ai ishte i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi. Jenny McGee u vlerësua nga kryeministri që i qendroi mbi kokë, te shtrati, në kohën e tij kritike në trajtim intensiv, ku u trajtua edhe me oksigjen.Infermierja nga Zelanda e Re tregon për BBC se ajo nuk e kishte menduar kurre që Kryeministri do ta përmendëte atë, dhe tha se kur e degjoi u “shokua”.

Ajo këmbënguli se Johnson nuk mori asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientet te jane ne kujdes intensiv. Duke folur për Televizionin e Zelandës së Re (TVNZ), McGee tha: “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë”.

Ajo nuk u impresionua se ishte duke trajtuar Kryeministrin, duke thenë se ai ishte vetëm pacienti i radhës në ditën që ajo ishte në shërbim në krye të detyrës. “Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po punonin dhe po benim të pamunduren për trajtimin”, tha ajo.

McGee, e cila ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është e paimegjinueshme të shohesh pacientët që janë të ndarë nga familjet e tyre, apo për ata që kanë fund tragjik, duke e përshkruar atë si pjesën më të vështirë dhe të trishtuar të punës. Ajo tha se infermierët janë të lumtur që u ofrojnë disa rehati këtyre pacientëve duke u “mbajtur dorën” në momentet më të vështira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME