Categories Politike

Miratohet shtyrja e gjendjes deri në 23 qershor

Me 91 vota pro, (5 kundër dhe 3 abstenim) mazhoranca së bashku me dakordësinë e disa deputeteve të opozitës kanë miratuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me dy muaj, deri n 23 qershor 2020.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, deputetët Ralf Gjoni dhe Myslym Murizi dolën hapur kundër këtij vendimi, me argumentin se qeveria nuk ka dhënë një shpjegim logjik për këtë vendim, e aq më tepër se shifrat nuk e justifikojnë shtyrjen me 2 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në përgjigje të tyre, doli kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ndërprerjen e një operacionit humanitar, e listoi si një arsyet kryesore se përse shtyrja e kësaj gjendjeje është domosdoshmëri, e ndërsa në vëmendje u solli rastin e deputetit Adriatik Alimadhi, i cili u infektua me COVID-19. “Kur të keni mundësi bëjini një telefon kolegut Adriatik Alimadhi.

Pyeteni si është të kalosh COVID-19 dhe pastaj hajde na shisni dëngla këtu. Është një situatë e vështirë, një gjendje e vështirë”, tha mes të tjerave Balla. Ajo që u vu re në seancën e ditës së sotme, ndryshe nga e kaluara, deputetët nuk kanë respektuar masat e marra, ku kryetari i Kuvendit u ka tërhequr vëmendjen deputetëve, teksa kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla ka shkuar më tej duke kërkuar që Kuvendi të mbyllet. Madje, ai tha se do t’i propozojë qeverisë që të bëjë mbajtjen e maskave me detyrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME