Një aksident është regjistruar këtë të diele në Kolonjë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30 në fshatin Bekovë një traktor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i traktorit i cili ka marrë dëmtime. Ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Kolonjë/Informacion paraprak. Më datë 01.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Bekovë, Kolonjë, shtetasi B. Z., rreth 40 vjeç, banues në Ersekë, duke drejtuar një mjet bujqësor (traktor), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga”, njofton policia.
