Categories Sport

Transfertat më të mira të dekadës

Në listë Becker, Silva, Salah, Mane

Fundi i 2019-s është edhe përfundimi i një dekade që në merkaton e futbollit ka lënë një shenjë të madhe. Por cilat kanë qenë transfertat më të rëndësishme në 10-vjeçarin e fundit nisur nga çmimi i lojtarëve, performanca, suksesi dhe rritja e vlerës në treg. Alisson Becker kaloi nga Roma tek Liverpool për 72 milionë euro duke u bërë ndoshta portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Braziliani e ka justifikuar shpenzimin e bërë nga klubi anglez.

Paraqitja e tij ka bërë që çmimi i paguar të harrohet edhe pse ishte tejet i lartë. Është harruar edhe pagesa e bërë nga Manchester Cityr tek Valencia në 2010 për David Silva 29 milionë euro. Spanjolli ka qenë arsyeja që zemra e Manchester City rreh tashmë si një prej fuqive madhore të Premier League. Vetëm 8 milionë euro pagoi Borussia Dortmund për Jadon Sancho. Shkëlqeu në Bundesliga dhe tashmë vlera e tij ka arritur 120 milionë.

Marc-Andre Ter Stegen kaloi tek Barcelona nga Borussia Monchengladbach 12 milionë euro ndërsa tashmë vlen 90 milionë duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës. Nga Caen në Francë tek Leicester për 9 milionë euro ndërsa tashmë si futbollist i Chelsea kushton 100 milionë. Një rritje impresionuese ka patur Sadio Mane, i cili u ble për 34 milionë euro nga Liverpool tek Southampton. 27-vjeçari që u pa fillimisht si një bast i dyshimtë tashmë kushton 150 milionë duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në Europë.

Jamie Vardy që u ble nga Leicester për 1 milionë Paund e ka rritur 200 herë vlerën e tij. Nga Lille tek Chelsea më pas tek Real Madrid tashmë Eden Hazard vlen 150 milionë euro, tek Real është edhe Luca Modriç që ndihmoi skuadrën të fitonte 4 Champions League.

Riyad Mahrez shkoi te Leicester nga Le Havre për 500,000 euro, ndërsa tani sulmuesi i krahut të djathtë kushton 60 milionë euro. Mohamed Salah e kishte potencialin, por nuk po e shprehte si duhej tek Roma që mori 42 milionë euro nga Liverpool. As skuadra angleze nuk e imagjinonte se çfarë blerjeje kishte bërë. Salah u rendit ndër sulmuesit më të suksesshëm në Premier League dhe Europë. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME