Categories Politike

Transformojnë flamurin kinez në ‘Koronavirus’, nisin tensionet mes Kinës dhe Danimarkës

Gazeta e njohur daneze ‘Jyllands-Posten’ në faqen e parë ka publikuar flamurin kinez, por me një ndryshim të dukshëm e mjaft thumbues, ku në vend të yjeve në ngjyrë të verdhë janë vendosur disa imazhe molekulash të fryra.

Kjo vjen pasi prej ditësh në Kinë është përhapur virusi vdekjeprurës që ju ka marrë jetën 107 personave dhe ka prekur mbi 4500 të tjerë.

Kina është zemëruar për karikaturën daneze të “koronavirusit”.

Në një deklaratë, ambasada tha që Jyllands-Posten dhe artisti danez Niels Bo Bojesen duhet t’i kërkojnë falje popullit kinez për botimin e imazhit, të titulluar “Coronavirus”, në botimin ditës së djeshme.

Në 2005, Jyllands-Posten publikoi vizatime satirike të Profetit Muhamed që shkaktuan zemërim në të gjithë botën Islamike.

Kryeredaktori ‘Jacob Nybroe’ tha që gazeta nuk kishte për qëllim të tallej me situatën në Kinë, ku koronavirusi ka vrarë 106 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë, por nuk pranoi të kërkojë falje, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne nuk mund të kërkojmë falje për diçka që nuk besojmë se është e gabuar. Ne nuk kemi ndërmend të keqësojmë apo përqeshim situatën në Kinë dhe ne nuk mendojmë se vizatimi e bën këtë.”– ka deklaruar Nybroe Ritzau.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan./NST

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME