Categories Lajme

“Transporti për fëmijët mbetet një sfidë”, Kushi: Po punojmë për rimbursimin e biletës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ajo e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi po mbajnë një konferencë për bilancin e 2022-it dhe pritshmëritë e këtij viti. Kushi u shpreh se transporti për fëmijët mbetet një sfidë po punojnë për rimbursimin e biletës.

“Është sfida tonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimbursojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit.

Ne rritëm rimbursimin e biletës së transportit për nxënësit sepse çmimi ishte jo i leverdishëm për operatorët kështu që rritja e çmimit që ne mbulojmë i nxit më shumë. Ky vendim që kemi marrë presim të ketë më shumë impakt. Jemi të fokusuar te ky proces sepse është i lidhur ngushtë në klasat kolektive.

Të transferohen drejt shkollave ku mësojnë në kushte normale. Por në rast se ka mundësi transporti, janë të detyruar të jenë në shkolla ku nuk ofrohet mundësia më e mirë.”, tha Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME