Categories Lajme

“Transporti publik nuk hapet”/ Orari i bareve dhe restoranteve në “zonat e kuqe” deri në 21:00

Kryeministri Edi Rama duke folur sot për fazën e lehtësimit të masave kufizuese ndaj pandemisë, theksoi se do të vijohet me hapjen e kufijve tokësorë, atij me Kosovën, me hapjen e turizmit, por transporti publik duket pak i vështirë për të rinisur. Për sa i takon menaxhimit të pandemisë, sipas Kryeministrit, “nota që na vënë të tjerët është shumë e lartë deri tani, por mbetem i shqetësuar se ne do të vazhdojmë përsëri me hedhjen e hapave të fundit të hapjes”.

“E vetmja gjë që nuk do të hapet, ose e vetmja gjë që nuk do të hapet ende, do të jetë transporti publik, pasi përbën problem shumë të madh për arsyet që kam thënë”, u shpreh ai.

“Turizmi do hapet po ka problemet e veta. Do mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë, por  pa popullin dhe njerëzit kontribues është e pamundur. Dhe siç e kam thënë brenda majit, por do të shohim se çfarë do ndodhë këtë javë, çfarë shifre do kemi, do hapim dhe kufijtë tokësorë për të bërë të mundur hyrjen e shqiptarëve në territorin e Shqipërisë, kufijtë me Kosovën dhe kufijtë e tjerë që kemi”, theksoi Rama.

Në vijim, Rama tha se “ne do hapim kufirin me Kosovën dhe kosovarët të vijnë në Shqipëri, pastaj i takon qeverisë së Kosovës të vendosë”.

Kryeministri shpjegoi se në “zonat e kuqe” orari i mbajtjes hapur të bareve dhe restoranteve është deri në orën 21:00 kur ndalet edhe qarkullimi i qytetarëve, kjo edhe për pak kohë kohë, deri në heqjen e kufizimeve.

Rama tha se ekonomia vitin tjetër do të jetë më mirë nga sa ishte para pandemisë.

“Ne do të kemi një periudhë rezistence deri në shtator, do të mbledhim të gjitha forcat dhe do marrim vrull deri në fund të vitit. Viti i ardhshëm nga pikëpamja ekonomike do të jetë vit më i mirë sesa ç’kishim situatën përpara se të vinte COVID-19”, u shpreh ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME