Categories Lajme

Transporti urban në Tiranë, Gjermania jep 50 milionë euro investim për tri linja

Transporti urban në kryeqytet së fundmi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ambasada Gjermane përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se dy vendet kanë nënshkruar marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove.

Në kuadër të kësaj marrëveshje synohet projektimi për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re.

“Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. 🤝

Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash 🚌 në Tiranë, duke u përqëndruar në problematikat që hasen në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qëndrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Fotografitë (© Creative Commons) tregojnë linjat e autobusëve në Tiranë dhe Nantes (Francë)”, thuhet në postimin e ambasadës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME