Categories Lajme

Tre kërkesa për mbrojtjen e pyllit të sodës

PETICIONI PER MBROJTJEN E PYLLIT TE SODES eshte dorezuar tashme, (nga grupi i OJFve te perfshira ne kete fushate), ne Bashkine Vlore, Keshillin Bashkiak, Prefekture, Agjensine Kombetare te Zonave te Mbrojtura Tirane, Keshillin e Qarkut Vlore.

TRE KERKESAT KRYESORE TE PETICIONIT JANE SI ME POSHTE:

1- Të merren masa URGJENTE për rehabilitimin dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore në pyllin e Sodës. Të vijohet me shpejtësi puna e filluar ditët e fundit me nismën e Prefektit të Vlorës, për pastrimin e drurëve të rrëzuar duke u shtrirë në të gjithë zonën e Pyllit të Sodës. Të pastrohen dhe mblidhen të gjitha mbetjet urbane dhe inertet e hedhura pa kriter dhe të nxirren jashtë zonës duke i dërguar në vendet e depozitimit të Bashkisë, brenda një kohë sa më të shpejtë.

2- Të vihet në zbatim Plani Përgjithshëm Vendor për përmirësimin e infrastruktures në Pyllin e Sodës për ta kthyer në një park rekreativ për shplodhjen, argëtimin dheaktivitetet sportive të qytetarëve. Për këtë qëllim, kërkojmë të vendosen stola, të pastrohen shtigjet, të krijohen korsi për vrapim etj. Në Planin e Përgjithshëm Vendor, në kategorinë AR.4 (zonat shplodhëse periurbane) është parashikuar shprehimisht zhvillimi i Pyllit bregdetar të Sodës në një pyll estetik .

3- Duke marrë në konsiderate këtë vlerë natyrore pranë qytetit tonë për zhvillimin e turizmit, mirëqënien e qytetarëve, vlerat e biodiversitetit dhe të mbrojtjes nga ndryshimet klimatike, kërkojmë nga Bashkia Vlorë, të propozojë shpalljen e kësaj zone pjesë të kurorës së gjelbërt të qytetit tonë. Bazuar në VKM 689 datë 23 tetor 2019, për Miratimin e kritereve dhe të procedurave të shpalljes së kurorës së gjelbër dhe përcaktimin e rregullave e të përgjegjësive në lidhje me administrimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e saj (Neni 1, pikat 2 dhe 3; Neni2, pika 1 dhe 2; Neni2,pika 4, Neni 3) Bashkia Vlorë të fillojë procesin e nismës ligjore për ti propozuar Këshillit të Ministrave shpalljen e Pyllit të Sodës, “kurorë e gjelbër”. Ne vlerësojmë se ky status për këtë zone pranë qytetit të Vlorës do të ndihmojë jo vetëm në mirëmenaxhimin dhe administrimin e saj, por do të kontribuojë edhe në ruajtjen dhe mbrojtjen e këtij pylli në tërësi në gjendjen natyrore që ka.

National Resource Centre for Civil Society in Albania, ACPD Albania, #empoweringCSOs, Administrata rajonale e zonave te mbrojtura.Prefekti i Qarkut Vlorë Peticionin e plote e gjeni bashkangjitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME