Categories Lajme

Tregu i mbushur me Euro, Leku forcohet dhe ndaj Dollarit

Ekspertët: Shkaku kryesor është bllokimi i kufijve. Leku ka njohur një forcim të papritur këtë javë, duke çuar në nivelin 101.2 Dollarin amerikan dhe 122.8 Euron. Ky është një nga nivelet më të ulëta që ka regjistruar në treg monedha e përbashkët europiane, duke dhënë sinjale sipas ekspertëve të ekonomisë se tregu është i mbushur me euro.

Artan Gjergji thotë se nisja e ardhjes së flukseve të turistëve ka sjellë Euro në tregun vendas, ndërsa bllokimi i kufijve po jep efekt të kundërt, duke ulur interesin e shqiptarëve për të kërkuar valutën e huaj.

“Kemi dukurinë e ardhjes së turistëve, sidomos në fundjavën e Pashkëve që vlerësohet në 15-20 milionë Euro shpenzime, ndërsa vetë shqiptarët po rrinë brenda dhe nuk ka kërkesë për euro, po ashtu kemi dhe nivel të rritur të remitancave duke mbajtur shumë valutë në treg”.

Ekspertët e ekonomisë thonë se gjithmonë në kursin e këmbimit ndikon dhe faktori i parasë informale, por ajo nuk mund të matet. Dobësimi i Euros për ta ka ardhur në një periudhë kur kompanitë historikisht transferojnë fitime jashtë dhe si rezultat kjo valutë e huaj duhet të forcohet. “Është pak kontradiktore sepse është periudhë që duhet të ketë forcim të Euros për shkak të mbylljes së bilanceve të sipërmarrjeve dhe që bëjnë dërgesa jashtë, por gjithmonë ka efekt edhe informaliteti.”

Ekspertët presin një normalizim të kursit të këmbimit valutor, por Euro mund të qëndrojë e ulët nëse gjatë sezonit turistik udhëtimet jashtë vendit të shqiptarëve do të vazhdojnë të jenë të bllokuara. Aktualisht Euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë duke iu afruar edhe rekordeve historike të vendosura në verë të 2018-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME