Categories Teknologji

Treni “plumb” i parë në botë pa shofer niset në Kinë, arrin 350 km/h

Kina sapo ka shkruar një tjetër moment historik në planet të zgjerimit hekurudhor për trena shpejtësi të lartë. Derisa Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë afër, linja e re hekurudhore me gjatësi 173 km që lidh kryeqytetin me qytetin pritës të evenimentit sportiv, Zhangjiakou, sapo ka hyrë në shërbim, duke shkurtuar kohën e udhëtimit nga tre orë në 47 minuta, raporton CNN.

Kjo, falë trenit “plumb”, i cili është i aftë të arrijë 350 km në orë, si dhe të ketë sistem autonom të vozitjes, përkatësisht të vozitet pa shofer. Ai konsiderohet si i pari i llojit të tij në botë. Duke marrë rreth katër vjet për të ndërtuar, linja, e përmendur edhe si hekurudha me shpejtësi të lartë, Jing-Zhang lidh Pekinin, Yanqing dhe Zhangjiakou, respektivisht tri vendet në të cilat do zhvillohen ngjarjet sportive përgjatë Lojërave Olimpike Dimërore.

Por, çfarë i bën trenat “të zgjuar?” Karrocat janë të pajisura me sinjale 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të mbledhur të dhëna në kohë reale dhe për të zbuluar ndonjë anomali operative. Ndërkohë, çdo ulëse ka panelin e tij të kontrollit me ekranin me prekje dhe vendet për karikim të pajisjeve intelegjente. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME