Categories Covid-19

Tritan Kalo nxjerr fotot e mjekëve që u shuan nga Covid 19 në Shqipëri

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar përmes një mesazhi prekës lidhur me 24 mjekët që kanë humbur jetën nga COVID-19. Teksa ka publikuar fotot e tyre, Kalo shkruan se ishin “24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.

Mjeku ka edhe një thirrje për qytetarët, të cilët me sjelljen e tyre mund të nderojnë sakrificën e mjekëve.

POSTIMI: “KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve…. Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht… JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. =

Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”.

* Pas publikimit të statusit të Tritan Kalos ka humbur betejën me koronavirusin edhe mjeku anestezist reanimator Mihal Kerci, duke e çuar në total 25 numrin e bluzave të bardha që kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME