Categories Lajme

Tritan Kalo shpreh optimizimin e tij: “Do gëzojmë një verë të qetë”

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka folur për pandeminë. Kalo shprehet se edhe pse kanë kaluar dy momente të cilat mund të favorizonin përhapjen e infeksionit, si zgjedhjet e 25 prillit dhe festa e Bajramit, përsëri nuk pati një rritje të të infektuarve. Mjeku thotë se kjo ka ndodhur për dy arsye që janë: kalimi i sëmundjes dhe qytetarët janë imunë dhe vaskinimi. Ai shkruan se kjo verë do të e jetë më lehtë dhe do të ndihmoj në gjallërimin e ekonomisë. Mjeku edhe një herë ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të vaksinohet kur të kenë mundësinë.

Postimi i plotë i Kalos: Kohë kovidiane….26.05.2021….Periudha e heshtur, e fshehtë, e inkubacionit të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 për aq sa njihet deri më tash, varion nga 2 në 14 ditë….Kaluam dy momente të cilat favorizojnë përhapjen e këtij infeksioni, zgjedhjet e 25 Prillit si dhe festimin e Bajramit më 13 Maj plus ditët e periudhës së heshtur, të fshehtë, të inkubacionit dhe fatmirësisht NUKU po shohim shtim të rasteve të të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19, përkundrazi….

A lidhet kjo dukuri me IMUNIZIMIN AKTIV të popullatës nga 1-KALIMI i sëmundjes dhe 2-VAKSINIMI që vijon dita ditës, sigurisht që PO….Çfarë përfundimesh mundet të nxjerim nga çka shtjelluam më lart: 1-koha për një hapje graduale dhe të sigurtë të Shqipërisë ka mbritur, 2-vera si stinë sigurisht që ndikon në uljen e rasteve të Sars-Cov2/Covid-19, POR të mos harojmë se kjo stinë bashkëshoqërohet edhe me një rritje të vetë infeksioneve stinore, çka i bën ato të konfondohen me Covid-19, 3-ardhja e turistëve nga vënde ku qarkullojnë variante të reja të virusit të Sars-Cov2/Covid-19, e rrit rrezikun e hyrjes së këtyre varianteve në vendin tonë…..Nisur nga këto a duhet ulur PËRKUJDESI ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, ASPAK….”Armiku më i rrezikshëm mbetet kurdoherë ai që harohet”….

VIJIMËSIA më inteligjente e masave që paksojnë mundësinë e kontaktimit dhe të përhapjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, si MHD (Maskat, Higjena personale dhe ajo kolektive, Distancimi fizik aty ku është e mundshme), nuk duhet nënvlerësuar, por aplikimi i tyre duhet të shihet në raport me realitetin numurit të të infektuarve në popullatë, që ka ardhur në një ulje progresive e të qëndrueshme…. Do gëzojmë me siguri një VERË tejet më të qetë dhe shumë më të hapur se vera e 2020-ës…..Psikologjikisht e kemi shumë të domozdoshme një gjë të tillë, pas atij “dimri të gjatë disa mujor” të mbylljes nga Pandemia e Sars-Cov2/Covid-19…..

Ekonomikisht e kemi po ashtu të domozdoshme gjallërimin e Turizmit, si një burim i konsiderueshëm punësimi dhe të ardhurash financiare….Vijimi i vaksinimit nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi….Virusi i Sars-Cov2/Covid-19 mbetet dhe do të mbetet i pranishëm në mesin tonë, POR mundësija e përhapjes sa vjen e ulet pikërisht nga kalimi i infeksionit prej një pjese të madhe të popullatës si dhe vaksinimi në vijimësi…. Për VJESHTËN dhe rreziqet e saja do kemi kohë për të bashkbiseduar…..KURRË të mos haroni se në çdo kohë, NE jemi aty në vijën e parë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj…..Ju risjell po ashtu në vëmëndje se, GJITHOLLOGËT edhe ata do vijojmë t’i kemi të pranishëm në mesin tonë, ndaj kurdoherë të jeni të vëmëndshëm për çdo gjë që mbrin në veshët tuaj….Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME