Categories Lajme

Tritan Kalo thirrje për pastrim e dezinfektim të Tiranës: Tek Lana ke mundësi të testosh nuhatjen

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka sjellë në vëmendje rëndësinë dezinfektimeve të ambienteve të ndryshme në Tiranë.

Kalo shkruan në rrjetet sociale se me rritjen e temperaturave, institucionet duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë pastrimit të rrugicave e dezinfektimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

“Meqenëse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohem?

Po dezinfektimi, apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë…. Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje s’jedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Kutërbon një erë aq e rëndë sa të krijohet mendimi se gjendesh mbi një kolektor të ujërave të zeza….Taksat e pastrimit ne i paguajmë rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të kryeqendrës së trojeve Arbërore…..Together forever”, shkruan Kalo.

Ndërsa është ndalur tek degradimi i një ndërtesë në Tiranë, Kalo thotë se pavarësisht premtimeve nga ana e qeverisë, ajo ndodhet në gjendje të shkatërruar.

Postimi i plotë: Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..

Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……

Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njejtën gjëndje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet…. Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë….

Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të kijohet mendimi se gjindesh mbi një kolektor të ujrave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajm rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqëndrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME