Categories Kulture

Triumfon Vlora në Festivalin e fëmijëve në Tiranë, fituese një 13-vjeçare vlonjate

Triumfon Vlora në Festivalin e fëmijëve “Twinkle Twinkle” në Tiranë me këngën: “Të mbaj në duar” të kompozitorit Aulon Naci, interpretuar nga zëri brilant i Kristel Qarrit shoqëruar nga trioja e vajzave Emili Alushaj, Inva dhe Nurie Jaupaj, me tekst të Anila Totos, dhe orkestrim: Gramoz Beqiri.
Mes emrash të njohur të autorëve si: Aleksandër Peci, Shpëtim Saraci, Sokol Marsi, Elvis Peci, Ylli Kalaja Si dhe autorëve: Jorgo Papingji, Agim Rreza, Aulon Kalaja, kënga “ Të mbaj në duar” rrëmbeu Çmimin e Parë mes ovacionesh të publikut, dhe jurise profesioniste e përbërë nga: Prof. Suzana Frasheri, dirigjentja Suzana Turku, pedagogët Alma Strazimiri dhe Ema Kanci nga liceu artistik. Edicioni i Parë i këtij festivali organizuar nga Bashkia Tiranë, tashmë ka fituesen Kristel Qarri, 13 vjeç nga Vlora e cila është pjesë e rëndësishme e grupit të këngës prane QKF Vlorë që nga mosha 7 vjeçare nën kujdesin e instruktores së artit znj Albana Çuro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME