Categories Lajme

Trondit me rrëfimin e tij 20-vjeçari: E kam filluar hashashin 14-vjeç cepave të shkollës, mësuesit më kanë parë

Fatkeqësisht konsumimi i lëndëve narkotike nga të miturit është rritur shumë vitet e fundit dhe kryesisht në gjimnazet dhe shkollat 9-vjecare të kryeqytetit. Ku prindërit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh me fëmijët e tyre, ndërsa mësuesit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi kur shohin se në shkollë konsumohen lëndë narkotike nga të miturit. Pavarësisht se kjo duhet të ishte një situatë alarmante duket se shkollat janë kthyer në vende ku të miturit përgatiten për tu bërë konsumatorë apo shitës të narkotikëve.

Për emisionin “Vetting” 20-vjecari trondit me rrëfimin e tij, ai thotë se e ëma e ka kapur disa herë me cigare hashashi ndërsa i ati nuk e di, pasi është gjithë kohës në punë, në shkollë ai thotë se mësuesit e kanë parë disa herë, por thjeshtë e kanë këshilluar se nuk të bën mirë.

Kam shkuar shumë herë në klasë me hashash edhe e kam pirë tek cepi i shkollës. Ka pasur raste që na kanë kapur mësuesit, policia më rrallë por mësuesit shumë herë. Na kanë thënë që mos e pini, por tani ne jemi në botën tonë. Raportin me familjen e kam normal, babi shkon në punë edhe mami, motra shkon në shkollë ndërsa unë rri rrugëve. Marrëdhëniet i kemi të mira, familja nuk e di se unë bëj këtë gjë as nuk ka për ta marrë vesh ndonjëherë, mami më ka zënë bishta cigaresh por i kemi sqaruar gjërat, ndërsa babi nuk e di sepse në rast se babi do e merrte vesh ne marrim fund, as punë as asgjë më mbyll në shtëpi”.

Kështu nis rruga e krimit për shumicën e të rinjve që janë tashmë kontigjent i grupeve kriminale nëpër rrugët e Shqipërisë dhe përtej kufijve të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME