Categories Lajme

Tronditëse/ Mjeku kryente marrëdhënie në grup edhe me të mitura e filmonte aktet, videot i shpërndante…

Personi në këtë foto është 42-vjeçari Dervish Hasi me profesion mjek kirurg i akuzuar se  shfrytëzoi seksualisht një të mitur për një periudhë 2-vjeçare. Ai u vu në pranga nga forcat e komisariatit numër 1 në kryeqytet pas një kallëzimi. 42-vjeçari që e shfaq veten si besimtar mysliman mësohet se e paraqiste minorenen si bashkëshorten e tij të katër. Të njëjtat burime thanë se vajza sot rreth 16 vjeçe, në vazhdimësi ka qëndruar në banesën e mjekut Hasi.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e bërë publike ditën e sotme. Pas përgjimeve nga ana e autoriteteve është zbuluar se mjeku Hasi kishte hapur një grup chati ku i dërgonte video të marrëdhënieve të tij intime me minorenen tre grave të tij. Dervish Hasi punonte mjek kardiokirurg në sanatoriumin e Tiranës.

Ky i fundit jeton me 3 gra të tjera të cilat po ashtu i prezanton si bashkëshorte mbi bazë të bindjeve fetare. Kjo alibi e ngritur nga vetë Hasi duket se nuk ka qenë bindëse për policinë e shtetit për të cilën kanë kryer edhe arrestimin fill pas administrimit të kallëzimit. E mitura ka depozituar edhe disa prova të cilët janë administruar nga hetuesit dhe po këqyren për të mësuar më shumë mbi lidhjen e tyre.

Dervish Hasi është një emër i njohur për agjencitë e hetimit dhe ato ligjzbatuese. 42-vjeçari ka qenë person i dyshuar nga SPAK  si i përfshirë në një grup që furnizonte me armë snajper kriminele brenda dhe jashtë vendit. Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxori emrin e tij në pah. Më 23 janar 2019, mjekut Dervish Hasi i vunë tritol në mjetin e tij të parkuar pranë xhamisë “Xhura” në zonën e oxhakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME