Categories Politike

Trump do të qortojë Turqinë për blerjen e sistemit rus

Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare thotë se zoti Trump do ta kritikojë presidentin e Turqisë lidhur me vendimin e tij për të blerë një sistem rus të mbrojtjes ajrore, ndërsa udhëheqësit takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Robert O’Brien tha gjatë një interviste në emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS se, Shtetet e Bashkuara janë shumë indinjuara lidhur me blerjen nga Turqia të sistemit rus S-400.

Zoti O’Brien tha se nëse aleati i NATO-s nuk heq dorë nga ai sistem, Turqia ka të ngjarë të përballet me sanksione amerikane. Ai tha se ky ishte mesazhi që Presidenti Trump do t’i përcillte Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi S-400 nuk përputhet me forcat e NATO-s, mund të kompromentojë programin e avionëve luftarakë F-35 dhe ndihmojë inteligjencën ruse.

Administrata e Presidentit Trump e nxori Turqinë jashtë programit për avionin F-35 në muajin korrik. Presidenti amerikan do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të enjten./VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME