Categories Politike

Trump, jo më banor i Nju Jorkut

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk është më banor i Nju Jorkut. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “New York Times” dhe më pas u konfirmua nga vetë presidenti në një seri postimesh në Twitter të enjten vonë. Ai shkruante se ka vendosur që vendbanimi i tij i përhershëm të jetë Palm Beach i Floridës. “Pavarësisht nga fakti se paguaj me miliona dollarë taksa për qytetin dhe në nivel shteti çdo vit jam trajtuar shumë keq nga drejtuesit politikë të qytetit e shtetit të Nju Jorkut”, shkruante zoti Trump.

Nuk është e qartë se sa është shuma e taksave që ka paguar zoti Trump në Nju Jork, pasi ai ka refuzon të publikojë informacion mbi këtë çështje. Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo nuk dukej i mërzitur rreth ndryshimit të adresës së banimit të zotit Trump.

Ai e quante çlirim nga një barrë dhe shtonte: “Nuk është se zoti Trump i paguante taksat këtu gjithsesi. Florida është i gjithi i juaji” shkruante ai. Në shtator zoti Trump dhe bashkëshortja e tij Melania paraqitën dokumente të veçanta vendbanimi në gjykatën e qarkut të kontesë së Palm Beach-it për të ndryshuar vendbanimin e tyre.

Sipas rrjetit televiziv NBC Presidenti Trump ka qenë në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në palm Beach, 99 ditë që nga momenti që mori detyrën. Ai ka vizituar klubin e tij të golfit në Nju Xhersi 90 ditë dhe ka shpenzuar vetëm 20 ditë në kullën Trump që ndodhet në qytetin e Nju Jorkut. Vëzhguesit besojnë se lëvizja e presidentit nga Nju Jorku në Florida ka të ngjarë të jetë pjesërisht e motivuar nga një sistem taksash më të ulëta që zbaton shteti në juglindje të vendit./VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME