Categories Lajme

Trump konfirmon: SHBA do të largohet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të largohen definitivisht nga Marrvëveshja e Parisit për Klimën.

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për energji në Pitsburg.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si të keqe dhe ka thënë se politikat e tij pro-karburanteve i kanë kthyer Shtetet e Bashkuara në superfuqi.

Periudha më e hershme kur do të fillojë procesi i largimit të SHBA-së nga kjo marrëveshje është 4 nëntori.

Largimi do të nisë së zbatuari një vit më vonë, përkatësisht një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2020.

Marrëveshja e Parisit për Klimën ka mbledhur bashkë 195 kombe, në betejë kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja është përkushtuar për të ulur nivelin e gazrave serrë në 28 për qind deri në 2025.

Presidenti Trump ka thënë se nuk ka arritur të përmirësojë marrëveshjen, ndonëse burime diplomatike kanë thënë se ai nuk ka bërë tentime për rinegociim.

Ndërkohë Trump ka premtuar se do ta kthejë SHBA-në në superfuqi të energjisë andaj është duke tentuar të shfuqizojë një varg legjislacionesh për ndotje, në mënyrë që të ulë shpenzimet për prodhim të gazit, naftës dhe thëngjillit.

Ai ka konsideruar planet e ish-presidentit amerikan, Barack Obama për ambientin, si luftë ndaj energjisë së SHBA-së./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME