Categories Lajme

‘’Trupi i tij është bërë blu”, 18-vjeçari humb jetën në Universitet

“Dikush nuk merr frymë, ai nuk është mirë, trupi i tij është bërë blu”. Kjo ka qenë telefonata që ka marrë spitali nga miqtë  e 18- vjeçarit, Noah Domingo.

Domingo ishte duke pirë në ndërtesën e vëllazërisë në Universitetin e Kalifornisë, por shokët e gjetën atë pa ndjenja.

Noah ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. Kanë qenë shokët e tij ata që kanë njoftuar ambulancën, pasi kanë gjetur pa ndjenja të riun.

Ai ishte anëtari i vëllazërisë së Sigma Alpha Elision dhe e rrinte pranë Universitetit të Kalifornisë, ku dhe studionte.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, Noah vdiq rreth orës 3:30 të mëngjesit, bën me dije policia.

Një zëdhënës i policisë ka bërë me dijë për ABC Neës, se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende dhe do të jetë autopsia vendimtare.

Noah donte të studionte kineziologjinë dhe të bëhej një trajner i NBA, ka thënë babai i tij, Dale Domingo.

Mike Sophir, drejtori i Përgjithshëm i Sigma Alpha Epsilon, i  ka shprehur ngushëllimet familje, për humbjen e djalit të tyre.

“Të gjitha lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij, që tu lehtësohet dhimbja nga humbja e njeriut të tyre të zemrës”, ka thënë ai./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME