Categories Politike

Tryeza e Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Tregues i gatishmërisë së palës tonë për dialog

Tryeza e thirrur nga OSBE me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare është përshëndetur edhe nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh anëtare e Komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në Facebook, deputetja Gjylameti thekson se ky komisionin shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij dhe tregues i qartë se PS është e hapur për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë.

“Komisioni i për Reformën Zgjedhore shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij. Tryeza e thirrur nga OSBE  me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare tregoi qartë hapjen konsistente të palës tonë për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë. E rëndësishme është hapja e dialogut si element bazë i funksionalitetit demokratik dhe respektimi i raporteve politike duke ndjekur konsulencën ndërkombëtare për një ndërveprim pa kushte, që do të ndihmojmë zhvillimin e procesit”, shkruan deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME