Thomas Tuchel ka qeshur me spekulimet që e lidhnin Kylian Mbappen me një transferim te Real Madrid. Trajneri i PSG-së ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Real Madrid, dhe i duhet një barazim për të ruajtur kreun e grupit A. Tuchel ka komentuar deklaratën e Zinedine Zidanes për Kylian Mbappe, i cili ka pranuar se pëlqen anësorin e talentuar francez.
“Ndonjëherë lojtarët që ju doni më shumë janë atë që nuk mund t’i keni”, deklaroi Tuchel, “Por, fatkeqësisht për Zidanen ai është lojtari ynë, megjithëse jam i sigurt që ai ka shumë lojtarë që i do në ekipin e tij”. “Unë nuke di se sa shumë Zidane e do Mbappen, por ai është lojtari ynë më i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi”
