Categories Lajme

Tullumbacet që drogojnë fëmijët/ Mjeku bën thirrje: Prindër bëni kujdes, i shkatërron

Prindër kujdes, nëse fëmijët tuaj frekuentojnë festat dhe zbuloni që kanë përdorur gaz toksik që shitet me tullumbace në lokale, duhet të shqetësoheni.

Ky alarm jepet  nga mjeku Adrian Fandi, i cili në krye të dhjetë viteve si doktor në Britaninë e Madhe ka kuruar adoleshentë të cilët pasi kanë mbërritur atje i kanë treguar konsumin e gazit toksik.

Në vend të oksigjenit merr helium ose protoksitd azoti, janë dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike . Si dhe mund të ketë halucinacione derisa të hidhet nga ballkoni. Shqetësimi im është përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë në lokale. E përdorin në lokale në një farë mënyre si drogë rikreative. Unë punoj si mjek në Angli për komunitetin shqiptar në një studio private. Aty më kanë ardhur fëmijë deri në 14 vjeç, probleme neorupatike periferike nuk kishin mundësi të lëviznin këmbët dhe duart. Është një problem që ne e njohim në Britani, e njëjta gjë është dhe në Angli por nuk shitet në bare por në dyqane për tullumbace. Fëmijët këtu po e përdorin masivisht. Në komunitetin shqiptar më ka ardhur një pacient me probleme të mëdha neoropatike”-tregon mjeku Adrian Fandi.

Mjeku, i cili pas 1990-tës ka punuar jashtë vendit thekson për Top Channel se i gjendur përpara këtij fenomeni ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë në Tiranë.

Nuk ka një ligj ndalues dhe as ligj lejues. Ligji thotë që medikamenti jepet në farmaci jo në dyqan. Protoksidi i azotit jepet në spital nën kujdesin e mjekut kurse heliumi është gaz që nuk është për përdorim njerëzor por për të fluturuar ballonët. Jam i shqetësuar, unë e di se çfarë ndodh në Angli, por këtu po më vijnë pacientët në Britaninë e Madhe. Në Shqipëri s’ka njohuri dhe kontroll për këtë“-shton mjeku Fandi.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME