Categories Lajme

Tullumbacja me drogë, Balla: Do të sjellim në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit si lëndë të palejuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se do të sjellë në Kuvend për ta klasifikuar oksidin e azotit si lëndë të palejuar.

Reagimi i Ballës vjen pasi lajmeve se tullumbacja me drogë po shitet lehtësisht në lokale në kryeqytet.

Ai theksoi se i ka kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, edhe ato që në legjislacion nuk klasifikohen si të tilla.

Ndërsa u bëri thirrjeve deputetëve të votojnë paketën e sigurisë në shkolla.

Taulant Balla: “Dua të informoj Kuvendin se edhe për çështjen që ngriti Gjekmarkaj se prej ditës së parë në detyre i kam kërkuar policisë të identifikojë të gjitha lëndët narkotike, por edhe ato që në legjislacion nuk janë të tilla por që janë kthyer në varësi tek fëmijët.

As rast në fjalë i nderuar deputet nuk po tolerohet. Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën.

Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare për fëmijët e vegjël për të bërë ndërhyrje.

Ta çojmë të gjithë së bashku këtë paketë të sigurisë në shkolla. I rrezikohet të rinjve një e ardhme e mirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME