Categories Lajme

Tuneli i Krrabës si “pistë avionësh”

Edhe pse lajmet për gjoba dhe rritje të prezencës së Policisë Rrugore, autostrada Tiranë Elbasan, në disa pjesë të saj siç është rrethrrotullimi i Teg-ut, ka regjistruar një sërë aksidentesh, duke u kthyer kështu në një njollë të zezë. Për këtë arsye, pjesë të kësaj rruge janë marrë nën mbikëqyrje nga policia rrugore pikërisht për të kontrolluar shpejtësinë e automjeteve.

Drejtimi i mjetit me shpejtësi tepër të lart është shndërruar në një fenomen shumë shqetësues, duke u bërë burim aksidentesh me pasoja vdekjeje. Policia rrugore ka pezulluar 9 patenta, pasi nga ora 07:00-15:00 e së martës, në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas, këta drejtues kanë lëvizur me një shpejti nga 147 km/h deri në 182 km/h. “Të qarkullosh me mjet s’do të thotë që të duket si pistë avioni apo makina. Prej orës 07:00 të mëngjesit, kontrolle të pandërprera në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas. 9 patenta të pezulluara për shpejtësi të evidentuara gjatë kontrolleve me prej orës 07:00 deri në orën 15:00. Shpejtësi që varionin nga 147 km/h deri në 182 km/h. Shpejtësi që të vret jetë”, njofton policia rrugore.

Lidhur me numrin e lartë të aksidenteve, Policia thotë shkak është shpejtësia dhe çmenduria në rrugë. ”Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi policia, do jetë aty, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Policisë së Shtetit.

Fundjavën që lamë pas, nga kontrollet e policisë në rrugë të ndryshme të vendit u arrestuan tre shoferë të dehur, u pezulluan 29 patenta, e po ashtu u vendosën edhe 79 gjoba, për parakalime te gabuara, mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe për parkime të gabuara. Në anën tjetër përdorimi i celularit, është shndërruar në rrezik për aksidente. Rezultati është që një pjesë e konsiderueshme e shoferëve drejtojnë mjetin duke përdorur celularin. Një pjesë e shoferëve, kur konstatuan se ishin duke u filmuar, vendosën të hiqnin celularin nga dora.

”Vijon kontrolli me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. E papranueshme shpejtesia me të cilën 27-vjeçari nga Tirana drejton automjetin, 182 km/h në një orar kur rruga është me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është evident. Mos nxitoni për të arritur fundin. Vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”,-thuhet në mesazhin e Policisë Rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME