Categories Kuriozitete

Turistët amerikanë përballen me mbretëreshën Elizabet, ja çfarë bëjnë ata…

Një grup turistësh amerikanë u ndeshën rastësisht me mbretëreshën e Angilisë, Elizabet, ndërsa ajo shëtiste rreth njërës prej shtëpive të saj skoceze në Balmoral dhe nuk e njohën atë.

Grupi amerikan filloi të bisedonte me 93-vjeçaren, e cila ishte e veshur me një pallto dhe shami në kokë. Pa e kuptuar në asnjë cast se përballë tyre kishin mbretëreshën, turistët e pyetën nëse ajo jetonte afër. Njëri prej ish-oficerëve të mbrojtjes Richard Griffin, i cili ka qenë përgjegjës për sigurinë e Mbretëreshës për më shumë se 30 vjet, i tha Times se turistët nuk e kishin parë ndonjëherë mbretëreshën dhe vazhduan të ecnin në këmbë pa e ditur se kë kishin takuar.

Mbretëreshës i pëlqen të vishet thjeshtë, kur është jashtë në Kalanë Balmoral, rezidencën Skoceze në Aberdenshire që ajo viziton çdo verë. Prona 50,000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852.

Në Skoci, mbretëresha e Anglisë preferon më shumë veshje me ngjyra të hapura, në krahasim me veshjet e saj me ngjyra të ndezura. Sipas një biografi mbretëror Robert Hardman, Mbretëresha vesh ngjyra të ndritshme në mënyrë që ajo të njihet menjëherë.

Në biografinë e saj të vitit 2011 të titulluar “Mbretëresha Jonë”, autori përshëndeti mbretëreshën për “modestinë e saj” duke shtuar një shprehje të saj të famshme: “Unë nuk mund të vesh kurrë ngjyrë bezhë sepse askush nuk do ta dijë se kush jam unë”.

Mbretëresha Elizabet e Anglisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME