Categories Lajme

Turistët nga Kosova popullojnë plazhin e Shëngjinit

Në pikun e sezonit turistik të kësaj vere, plazhin e Shëngjinit e frekuentojnë më tepër pushues nga Kosova. Ata shprehen të kënaqur për kushtet e krijuara nga bashkia e Lezhës dhe operatorët turistikë të bregdetit. Rëra kurative, uji dhe mjedisi i pastër, rendi, qetësia publike, arti i të gatuarit dhe çmimet e favorshme janë arsyet që pushuesit nga Kosova zgjedhin këtë plazh.

Bashkia e Lezhës po tregon kujdes dhe vëmendje për gjithë bregdetin dhe zonat e tjera turistike, për të krijuar gjithë kushtet e nevojshme që pushuesit të kalojnë një sezon turistik të qetë e komod. Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME