Categories Lajme

Turistët shqiptarë jo më anekdotë, por ndër të parët në Greqi (Harta)

Sipas shifrave zyrtare të Greqisë shtetasit shqiptarë janë të 10-t për sa i përket vizitorëve në shtetin Helen dhe të parët në tre krahina, ku kryesojnë edhe për paratë e shpenzuara duke ua kaluar edhe gjermanëve e italianëve.Shqiptarët nuk janë më veçse emigrantë në Greqi, por tashmë janë një factor i rëndësishëm i industrisë së turizmit, sidomos në krahinat veriore e perëndimore të shtetit fqinj. Sipas të dhënavë të publikuara nga Instituti Studimor i Organizatës të Biznese Turistike të Greqisë në vitin 2018 shqiptarët renditen të 10-t në total për sa i përket vizitorëve në shtetin Helen, duke kaluar numrin e 1 milion vizitorëve brenda vitit 2018 dhe të parët në 3 zona të veriut e veriperëndimit. Për më tepër shqiptarët nuk janë turistë të dorës së dytë, pasi ata shpenzojnë shumë. Në shumë zona shqiptarët renditen për nga shpenzimet ndër të parët, madje duke ia kaluar edhe turistëve nga vendet e Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia.

Sipas të dhënave të Instituti Studimor i Organizatës të Biznese Turistike të Greqisë në vitin 2018 kanë hyrë në shtetin Helen 1.121.472 vizitorë shqiptarë me një rritje 16,2%. Shqiptarët janë të parët në tre krahina greke: Maqedoninë Perëndimore, Epir dhe Greqinë Perëndimore.Veç numrit të madh shqiptarë janë edhe shpenzues të mirë. Pavarësisht se ata nuk renditen ndër vendet e para për qëndrim afatgjatë, kryesojnë kur bie fjala për paratë që harxhojnë.

Në Maqedoninë Perëndimore shpenzimet e turistëve shqiptarë janë 10 milionë euro njësoj me ato të gjermanëve dhe bullgarëve, ndërsa në zonën e Greqisë Perëndimore shqiptarët janë të parët me 29 milionë euro të shpenzuara duke ua kaluar turistëve nga Gjermania që kanë harxhuar 26 milionë euro dhe atyre nga Britania e Madhe me 14 milionë euro. Në krahinë e Epirit, shqiptarët janë të dytët me 40 milionë euro, pas gjermanëve që kryesojnë me 52 milionë euro, por para italianëve me 19 milionë euro.Pra duket se shprehja tallëse e viteve 90: “Turistë shqiptarë” nuk është më koherente në vendin fqinj që tashmë shqiptarët po I shohin si një factor esencial në industrinë e tyre turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME