Categories Lajme

Turistja britanike denoncon 23-vjeçarin shqiptar për përdhunim në plazh

Një turiste britanike ka akuzuar një shqiptar se ky i fundit e përdhunoi teksa notonin dhe u përpoq ta përsëriste veprimin edhe në hotel.

Sipas mediave të huaja, turistja 20-vjeçare ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa ajo dhe 23-vjeçari notonin në plazhin Glystra, në bregun lindor të Rodosit.

E reja tha se shqiptari e çoi në dhomën e saj të hotelit ku e sulmoi dhe u përpoq ta përdhunonte për herë të dytë. Turistja deklaroi se ishin njohur dy javë më parë dhe kishin shkëmbyer mesazhe në WhatsApp derisa vendosën javën e shkuar që të takoheshin nga afër.

Shqiptari është shprehur para autoriteteve se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me miratimin e të dy palëve përpara se të hanin dhe të shkonin në dhomë për të vazhduar sërish.

20-vjeçarja tha se janë takuar në dhomën e saj të hotelit pasditen e 3 Qershorit dhe vendosën të  merrnin motorin e vëllait të saj për të shkuar në plazh që të notonin. Sipas saj, shqiptari e sulmoi ndërsa ishin në det dhe e përdhunoi.

Më pas ajo shkoi drejt bregut, u vesh dhe iu lut atij që ta kthente në hotel. Kur mbërritën aty, 23-vjeçari e ndoqi deri tek dhoma e saj, e sulmoi dhe tentoi ta përdhunonte sërish. Këtë herë, ajo mundi ta shtynte dhe ta detyronte të largohej, ka deklaruar turistja.

Ajo është larguar më pas nga hoteli dhe ka denoncuar ngjarjen në polici.

Kjo e fundit nisi një operacion kërkimi ndaj shqiptarit i cili u arrestua pak orë më vonë. Aktualisht 23-vjeçari përballet me akuzën e përdhunimit, e cila mund ta dënojë me 10 vjet burg.

Ai është lënë i lirë por nuk mund të largohet nga shteti grek. Hetimi është ende në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME