Categories Turizëm

Veliera turistike “Sea Cloud” për të tretën herë në Durrës (Foto)

TIRANË, 26 gusht/ATSH/- Veliera “Sea Cloud” me 61 turistë të huaj në bord ka mbërritur sot paradite në portin e Durrësit. Ajo ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Saranda drejt Durrësit dhe në mbrëmje do të vijojë drejt Dubrovnikut (Kroaci).

Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping ” mësohet se veliera “Sea Cloud” që nga fillimi i këtij sezoni turistik vjen për të tretën herë në port. Veliera që vjen në Durrës prej 8 vitesh u ankorua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit. 55 nga turistët vijnë nga SHBA, ndërsa të tjerët nga Kanadaja, Britania e Madhe, Gjermania dhe Holanda.

Veliera po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, duke u ndalur në disa porte të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë. Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME