Categories Showbiz

Zbulohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan

Merkatoja televizive e programacioneve, bashkë me formatet dhe moderatorët e rinj që pritet të lëvizin nga njëri ekran në tjetrin, tashmë është drejt finalizimit! Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e një sezoni të ri televiz dhe mësohet se Tv Klan do të vijë këtë sezon me një super programacion për audiencën, me emisione të suksesshme, me moderatorë të njohur e të dashur për publikun që vijojnë të jetojnë eksperiencat e tyre në familjen e madhe Klan, e me sa duket një prej tyre është edhe Ermal Mamaqi.

Prej disa javësh në portale dhe media, po flitet për një largim të mundshëm të moderatorit nga Klan. Ndoshta në këtë lajm kanë ndikuar edhe angazhimet e tij të momentit që nuk janë të fokusuara në televizion, por në realizimin e filmit më të ri “I love Tropoja”, që pritet të jetë një tjetër sukses i radhës i Mamaqit, pas filmit të parë me protagoniste Elvana Gjatën. Me një kastë të zgjedhur aktorësh dhe mbi të gjitha me shumë artistë që rikthehen në sheshin e xhirimit pas disa viteve shkëputje apo largim nga Shqipëria, Ermali është gati që të godasë në shenjë tek admiruesit e filmave shqiptare, me prodhimin e tij më të ri kinematografik.

Përtej këtij angazhimi, Ermali sipas burimeve nga Tv Klan do të vijojë të jetë pjesë e kësaj familjeje të madhe mediatike, me “Xing”-un e tij, format ky që solli në vëmendje të audiencës shumë personazhe publik shqiptar që u “zbërthyen” nga notat e humorit të Mamaqit për të nxjerr në pah profilet e tyre të panjohura deri sot për teleshikuesit dhe fansat. Pra, Ermali do të jetë sërish pjesë e Klan, vetëm me një ndryshim të vogël…Ai nuk do të nisë transmetimin këtë sezon, pra në prag vjeshte, por në janar.

Deri atëherë ka ende kohë, ndaj për momentin le të shijojmë programacionet e reja që nisin në Klan pikërisht në 2 shtator!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME