Categories Lajme

Turizmi shqiptar i ka të gjitha mundësitë, jepet lajmi i shumëpritur

Turizmi shqiptar i ka të gjitha mundësitë që të ringrihet fuqishëm, pavarësisht bllokadës nga koronavirusi. Ishte kjo çfarë parashikon Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ndërsa në vija të përgjithshme tha se turizmi ynë mbështet shumë tek rajoni. Këtë kohë të humbur, sipas tij, me gjithë gjasat do e rifitojmë, pasi do kemi skemën e hapjes me faza. Në një lidhje skype për ‘News24’, Klosi deklaroi se turizmi shqiptar mund të jetë më shpejt në treg, krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo më gjerë. Ai zbuloi ndër të tjera se turizmi shqiptar do ecë me ritmin e duhur, pasi kemi një sektor që lëviz me struktura të vogla, të menaxhuar nga pronarë, nga guida. “Ne kemi mundësi që të rikuperojmë këtë sektor të ekonomisë, turizmin. Pasi do të fusë para cash të freskëta, me eksportimin e turistëve. Në gjuhën e ekonomisë, kjo është një degë e eksportit.

Të huajt sjellin para këtu. Turizmi shqiptar i ka të gjitha shanset që të jetë një turizëm i zhdërvjelltë. Këto raste janë në radhë të parë për mënyrën se si funksionon turizmi shqiptar, se mbështet dhe të rajoni. Turizmi jonë mbështet shumë tek rajoni, tek shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, të Kosovës dhe vendet e tjera të rajonit. Vendet fqinje, kryesisht vijnë me makinë në Shqipëri.

Rreth 80 për qind e të huajve vijnë me makinë, dhe kjo do na ndihmojë. Kemi një përfitim se e kemi më të madh turizmin në sezonin e verës. Do kemi mundësi që të rikuperojmë kohën, pasi do kemi skemën e hapjes me faza. Ne mund të jemi shumë më shpejt në treg se të tjerët, dhe shumë më gati për të menaxhuar një sezon të mundshëm. Kemi fatin se kemi një sektor që lëviz me struktura të vogla, të menaxhuar nga pronar, nga guida dhe jo si vendet e rajonit që kanë struktura të stërmëdhaja, si Greqia apo Turqia.

Ndoshta s’do të jetë po i njëjti sezon si i 2019-ës. Duam të jetë një sezon që mos të dështojë 100%. Nëse një operator polak, një çek, ukrainas, duan të bëjnë një zgjedhje të një momenti të vështirë, do zgjedhin çmimet interesante që ka Shqipëria. Dhe do e kenë të vështirë që të zgjedhin luksin dhe çmimet e larta që kanë vendet e tjera”, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME