Pas mosdekretimit të presidentit Ilir Meta si ministër të Jashtëm Gent Cakajn, në mediat sociale ka plasur gallata për këtë vendim.
Nëpër “meme” të ndryshme të faqeve satirike online, është evidentuar fakti i moshës së re të Cakajt si dhe gëzimi që ndien për këtë vendim ministri aktual në detyrë Ditmir Bushati.
Kujtojmë se Meta në argumentet e tij sqaronte se Cakaj nuk ka eksperiencën e duhur për drejtiimin e Ministrisë së Jashtme, duke theksuar se deklaratat e tij për kufijtë në Ballkan kanë qenë të rrezikshme.
‘’Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës duhet një njeri i s’provuar. Posti i ministrit të jashtëm është një nga më të rëndësishmit e kabinetit. Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike.
I janë gjetur pasaktësi të shumta gjatë punës së tij si zëvendësministër. Profili i tij ka mungesë të theksuar të përvojës diplomatike, ndërsa ka bërë disa deklarata të rrezikshme televizive”, thuhet mes të tjerave në arsyetimin e Metës.






