Categories Lajme

Turqi, mbërrin Varianti “Mu”, ja cilat janë simptomat

Sipas Ministrit turk të Shëndetësisë varianti Mu ka mbërritur dhe në Turqi. Në lidhje me këtë variant pedagogu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Ankarasë, Prof. Dr. Mailsmail Balık është shprehur për median turke Hurriyet se tipari më i rëndësishëm i këtij varianti është se ai ka pësuar një mutacion që zvogëlon më tej efektin e vaksinave.

Por kjo nuk është për tu habitur. OBSH po mban në vëzhgim të gjitha mutacionet dhe të dhënat aktuale tregojnë se mutacionet përfshire dhe Mu, nuk janë aq të forta se të zëvëndësojnë Deltën”, është shprehur Balik.

Gjithashtu ai ka treguar dhe simptomat që paraqesin njerëzit të infektuar nga ky variant.

“Simptomat e variantit Mu janë si variantet e tjera: ethe, kollë dhe humbje të nuhatjes dhe shijes. Deri më tani nuk ka treguar ndonjë simptomë ndryshe nga variantet e tjera. Mbrojtja nga varianti Mu është e njëjtë me mbrojtjen nga variantet e tjera. Gjëja më e rëndësishme është të mbani maskë, distancën dhe rregullat e higjienës. Nëse i ndjekim këto tre rregulla, mendoj se nuk do të kemi probleme”, tha Balik.

OBSH deklaroi se mutacioni është zbuluar në të paktën 40 vende deri më tani, por përbën më pak se 0.1 përqind të të gjitha rasteve në botë. Rastet nga ky variant janë raportuar gjithashtu në disa vende evropiane, si dhe në SHBA dhe Hong Kong.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME