Categories Lajme

Turqia “e zhgënjyer” me Kosovën shkaku i njohjes së Izraelit

Turqia është shprehur e zhgënjyer rreth vendimit të Kosovës për njohjen e Izraelit dhe hapjen e zyrës në Jerusalem, raportojnë media në këtë shtet. Turqia, përkrahëse e zëshme e kauzës palestineze, kishte qenë një prej shteteve të para që e njohu Kosovën më 2008, gjë të cilën edhe e ka përmendur në njoftim ministria e Jashtme e këtij shteti. “Turqia është në mesin e shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por neve nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim”, thuhet në deklaratë.

Ky vendim i Kosovës për për Turqinë është parë si zhgënjyes. “Madje edhe mendimi që zyrtarët ne Kosovë e hedhin një hap të tillë… që paraqet shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare… është zhgënjyes”, shkruan në deklaratën e ministrisë së Jashtme turke.Ministria i ka bërë thirrje udhëheqësisë në Kosovë që të shmangë hapat  e tillë, që dëmtojnë statusin e Jerusalemit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME