Categories Lajme

Turqia ndalon Greqinë për zgjerimin e ujërave detare. Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen me Shqipërinë?

Ankaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje.

“Greqia bën shpesh njoftime të tilla për të shkaktuar tensione, apo në një kornizë populiste. Populizmi për ta është e vërteta. Kjo kërkohet edhe nga opinioni publik. Në rastin tonë, qytetarët bazohen te logjika. Ne jemi në favor të një zgjidhjeje paqësore të problemeve ekzistuese mes Greqisë dhe Turqisë. Ne nuk preferojmë tensione. Por, nëse Greqia përpiqet të na provokojë, ne reagojmë në mënyrën e duhur dhe i ndalim. Parlamenti ynë e ka thënë fjalën përfundimtare në lidhje me 12 miljet detare dhe ajo është në fuqi. Greqia duhet të marrë në konsideratë nëse do ta zgjidhë këtë çështje mes diplomacisë, apo nëse ne duhet ta zgjidhim atë ndryshe”, tha Cavusoglu.

Ministria e Jashtme turke ka thirrur edhe ambasadorin grek në Ankara, Petro Mavroidis, për të dhënë sqarime. Reagimi i prerë i ministrit të Jashtëm turk vjen në një kohë kur Athina pothuajse ka përfunduar marrëveshjen me Shqipërinë për përcaktimin e vijës bregdetare mes dy vendeve, e pritet edhe firmosja e një sërë marrëveshjesh të tjera të karakterit historik, apo të çështjeve që përmirësojnë jetën e banorëve të të dy vendeve.

Ndërsa Turqia nuk ka vonuar në reagim, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga qeveria shqiptare, që sidoqoftë pak ditë më parë kishte thënë se është e drejtë e Greqisë të shtyjë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, atje ku kjo është e mundur./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME