Categories Lajme

Turqia paralajmëron edhe SHBA-në, pas heqjes së embargos së ārmëve për Qipron greke

Vendimi i SHBA-së  sipas Turqis për të hequr pjesërisht embargon e ārmëve për Qipron Greke, “helmon shpresat për paqe në Mesdheun Lindor” dhe nuk “është në përputhje me frymën e aleancës”, raporton Anadolu Agency (AA). “Vendimi i SHBA-së, i cili u bë i ditur sot, për të hequr embargon e ārmëve ndaj administratës së Qipros Greke injoron barazinë dhe ekuilibrin midis dy popujve në ishull”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Në deklaratë gjithashtu thuhet se vendimi përfundimisht do të dëmtojë përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros. Nga ministria theksojnë se në një kohë përpjekjesh të vazhdueshme për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor, një vendim i këtillë i SHBA-së nuk është në përputhje me frymën e aleancës.

“Presim që SHBA të rishikojë vendimin e saj dhe të mbështesë përpjekjet ekzistuese për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet gjithashtu në njoftim.

SHBA heq pjesërisht embargon e ārmëve për Qipron Greke SHBA ka hequr pjesërisht embargon e saj të ārmëve për Qipron Greke. Këtë e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo duke folur me kreun e administratës së Greqisë Greke Nicos Anastasiades. Pompeo dhe Anastasiades diskutuan marrëdhëniet e tyre “të thella” të sigurisë gjatë një bisede telefonike, njoftoi Departamenti i Shtetit. Vendimi do të ndikojë në eksportin, rieksportimin, ritransferimin dhe importin e artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes jo vdekjeprurëse për vitin e ardhshëm fiskal që fillon në tetor. “Republika e Qipros është një partner kryesor në Mesdheun Lindor”, u shpreh Pompeo në Twitter.

“Jam i lumtur të njoftoj se ne jemi duke thelluar bashkëpunimin tonë të sigurisë. Ne do të heqim kufizimet në shitjen e artikujve dhe shërbimeve mbrojtëse jo-vdekjeprurëse për Republikën e Qipros për vitin e ardhshëm fiskal”, shtoi ai. Në përgjigje të njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë tha se nëse Washingtoni nuk e rishikon vendimin e tij, Ankaraja do të ndërmarrë kundërmasa, duke e vlerësuar lëvizjen si të papërshtatshme me frymën e aleancës midis kombeve.

Njoftimi i SHBA-së vjen mes tensioneve të theksuara në rajon midis Turqisë dhe disa kombeve në Mesdheun Lindor. Komisioni i BE-së më herët gjatë ditës bëri thirrje për dialog me Turqinë për të gjetur një zgjidhje për de-eskalimin e krizës. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë kritikoi paktin e fundit në një deklaratë, duke thënë se Greqia dhe Egjipti nuk ndajnë asnjë kufi detar dhe marrëveshja është “e pavlefshme”. Nga ministria theksuan se zona e shënuar në pakt ndodhet në shelfin kontinental të Turqisë, siç raportoi Ankaraja në OKB./AA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME