Categories Lajme

Turqia vaksinon në vetëm dy ditë 500.000 njerëz, ja kush e ndihmoi këtë ritëm të shpejtë

Turqia ka vaksinuar më shumë se 500.000 njerëz kundër COVID në dy ditët e para të administrimit të vaksinave të zhvilluara nga kompania kineze e bioteknologjisë Sinovac, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë. Ankara filloi programin mbarëkombëtar ditën e djeshme, duke vaksinuar mjekë dhe infermierë së pari dhe ka vaksinuar më shumë se 285.000 njerëz në ditën e parë. Rreth mbasdites numri i përgjithshëm ishte 523.338 duke e bërë atë në një nga fillimit më të shpjeta të vaksinimit, në botë.

Qeveria është shprehur se ritmi i shpejtë është ndihmuar nga një shpërndarje në të gjithë vendin e vaksinave në fillim të javës dhe gjithashtu nga të dhënat e dixhitalizuara shëndetësore dhe shërbimet spitalore. ‘’Ne jemi një vend me përvojë në zbatimin e programeve mbarëkombëtare të vaksinimit. Infrastruktura jonë është mëse e aftë për të kryer këtë program në një mënyrë të kontrolluar. Ne do të fitojmë betejën e pandemisë së bashku’ është shprehur ministri turk i shëndetësisë Faherettin Koca me anë të një statusi në Twitter.

Presidenti turk Tajip Erdogan mori dozën e tij të parë të vaksinës në Ankara të enjten (14 janar) dhe u bëri thirrje politikanëve të tjerë të mbështesin programin, duke u bërë thirrje turqve të injorojnë kritikat ndaj CoronaVac. Turqia, një vend me rreth 82 milion banor ka raportuar më shumë se 2.3 milion infeksione me Covid dhe 23,000 vdekje që nga marsi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME