Categories Lajme

U akuzua nga biznesmeni turk për mashtrim, shpallet i pafajshëm Sinan Idrizi

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga  biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentët e Galatasaray, është shpallur i pafajshëm nga gjykata në Turqi.

Adnan Polat kishte akuzuar Sinan Idrizin se e ka mashtruar me premtimin për “blerjen e një kompanie nafte” dhe më pas e kishte paditur me akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milionë Dollarë. Këtë shumë, Polat pretendonte se ia ka dhënë Idrizit si garanci për blerjen e kompanisë.

Nga media të ndryshmë është bërë e ditur se pas dështimit të marrëveshjes, biznesmeni turk i ka kërkuar mbrapsht garancinë Idrizit, por nuk ka arritur t’i marrë paratë. Ndërsa nga ana tjetër Idrizi i ka mohuar  akuzat duke i cilësuar këto lajme si të sponsorizuara nga mediat.

Adnan Polat

Pas ankesës kundër Sinan Idrizit kishte filluar një proces gjyqësor për “mashtrim të kualifikuar” me një kërkesë prej 3 deri në 10 vjet burg, nga i cili ai doli i lirë.  I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij kanë marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Stambollit ndërsa Adnan Polat nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë që duke folur në seancë, i pandehuri Idrizi ishte shprehur me këto fjalë  “Nuk mund të ketë mashtrim nga unë dhe nga  familja ime. “Ky është ofendimi më i keq për mua.”

Sinan Idrizi

Pas deklaratës së marrë, prokurori i seancës ka kërkuar që Idrizi të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga akuzat e ngritura kundër tij. Pas këtij vendimi Adnan Polat ishte shprehur i zhgënjyer me fjalët se “ ai u shpall i pafajshëm, edhe pse më kishte mashtruar”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME