Categories Lajme

U akuzua për korrupsion, KLP shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

ILD kërkoi të hënën më 3 korrik në KLP shkarkimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, për shkak të dënimit të tij me formë të prerë për korrupsion dhe fshehje pasurie, pas hetimeve të SPAK ndaj një grupi të trafikut të drogës, që e çuan në pranga më 19 qershor 2021.

Afro dy vjet më parë, më 3 shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, se kishte mungesë të burimeve, si dhe ishte përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera u konsideruan në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga ana e KPK.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën në KLP, përfaqësuesja e ILD-së, Alma Tafani sqaroi se ndaj Hasës ishte filluar hetimi disiplinor me iniciativë, pas dënimit me formë të prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 2 vjet e 4 muaj heqje lirie për korrupsion dhe fshehje pasurie. Duke sjellë në vëmendje se dënimi penal i formës së prerë cilësohet si shkelje e rëndë disiplinore, Tafani kërkoi shkarkimin e Hasës nga detyra.

Përfaqësuesi ligjor i Hasës, avokati Ermir Dobjani kërkoi pezullimin e procedurës me argumentin se kishin depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë dhe se duhej të pritej kjo vendimarje. Ai u ndal gjatë në themelin e çështjes për të cilën është dënuar Hasa, duke pretenduar se i përfaqësuari prej tij është i pafajshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME