Categories Lajme

U arrestua pas një sherri ,Mark Frroku reagon për herë të parë pasi u lirua nga gjykata

Ish-deputeti Mark Frroku, ka reaguar për herë të parë në lidhje me sherrin që ndodhi më 29 tetor tek Kepi i Rodonit në Durrës, ku u përfshi ai dhe 7 peronat e tjerë.

Në një prononcim të shkurtët për mediat pasi doli nga Gjykata ku i është përcaktuar dhe masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ish-deputeti u shpreh se “ne ishim në vendin e punës, komfor të gjitha ligjeve shqiptarë në fuqi”.

Mark Frroku: Ne ishim në vendin e punës, komfor të gjitha ligjeve shqiptarë në fuqi. Kaq skam çfarë të them.

Pyetje: Çfarë ndodhi? pse u konfliktuan? Kush ju sulmoi?

Mark Frroku: Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punë.

Sot (2 nëntor) Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun, Antonio Lazarin, Pal Dodën, Martin Lazerin, si edhe për 4 banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, familjarin dhe shoferin e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME