Gjykata e Lezhës ka caktuar “arrest me burg” për 39-vjeçarin Edmond Përdoda, i cili u arrestua të premten nga forcat RENEA në Lezhë, si autor i dyshuar për një vrasje të dyfishtë.
Ashtu si vëllai i tij Aleksandër Përdoda, i arrestuar menjëherë pas krimit, gjatë marrjes në pyetje, edhe vetë Edmond Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj.
ARRESTIMI , Edhe pse ishte në kërkim prej dy vitesh, Edmond Përdoda duket se jetonte i qetë në banesën e tij deri të enjten e shkuar, kur forcat RENEA e arrestuan atë në oborrin e banesës, në fshatin Lalm i Ri, në periferi të qytetit të Lezhës. “Afrohu, afrohu, rrotullohu mbrapsht” është kjo një sekuencë nga operacioni i forcave të RENEA-s në arrestimin e 39-vjeçarit, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, u finalizua pasditen e së enjtes, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit. Edmond Përdoda rezulton të jetë person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar në shtetin grek për vrasje, ndërsa në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “V rasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “A rmëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Aleksandër Përdoda (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020, në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit në Lezhë.
